Lajme
Gjermani: 17-vjeçarja Albonita Miftari nga Giessen e zhdukur që nga 2024, familja dhe policia kërkojnë ndihmë
Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur pa lënë gjurmë që nga fundi i muajit maj në qytetin e Giessen-it, në landin e Hessen-it, Gjermani. Bëhet fjalë për Albonita Miftari, vetëm 17 vjeçe, për të cilën nuk ka asnjë informacion që nga 23 maji 2024.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Hessen-it, vajza është shpallur në kërkim dhe çdo informacion nga qytetarët është i mirëpritur për të ndihmuar në gjetjen e saj, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat e vajzës së zhdukur:
Emri: Albonita Miftari
Mosha: 17 vjeç
Gjatësia: Rreth 160 cm
Pamja fizike: E mbushur
Flokët: Të errëta, zakonisht i mban të lidhura në bisht
Policia konfirmon se nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë për ndonjë vepër penale, por deri më tani, të gjitha përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pasuksesshme.
Apel për ndihmë publike
Policia e Giessen-it i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë parë vajzën apo kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj, të kontaktojnë menjëherë në numrin:
📞 0641 – 7006 0
ose të lajmërojnë cilëndo stacion policor në afërsi.
Burimi i informacionit:
Policia e Hessen-it, Giessen
Publikuar fillimisht nga faqja “BlaulichtDeutschland” në Facebook
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












