Kalendari
Ftesë për manifestimin festiv të 28 Nëntorit
Organizuar nga Studio Artistike FENIX – Zvicër
Studio Artistike FENIX ka kënaqësinë të ju ftojë në një mbrëmje festive e kulturore, kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Kjo ngjarje do të jetë një festë e vërtetë e artit, muzikës dhe krenarisë kombëtare!
📅 Data: 22.11.2025
📍 Vendi: Dorfstr.9 8424 Embrach
🕗 Ora:19.00
Në këtë mbrëmje të veçantë, përveç programit të pasur argëtues me këngë e valle shqiptare, do të na nderojnë me praninë dhe interpretimet e tyre artistët:
🎤 Xhemail Murtishi
🎤 Gentjana Tafilaj
🎤 Flutur Bytyqi
🎭 Pjesë humoristike do të sjellin artistët e Studio “Aktrimi” – Zürich.
🎙 Mbrëmjen do ta moderojnë me profesionalizëm dhe energji: Dan Morina dhe Saranda Ademi.
🖼 Po ashtu, do të keni mundësinë të shijoni një ekspozitë vizuale me vepra nga piktori dhe udhëheqësi artistik i mbrëmjes Arsim Berisha, si dhe nga disa nxënës të talentuar të Studio Artistike FENIX.
Prania juaj në këtë mbrëmje do të jetë nder i veçantë për ne, dhe pa dyshim do të mbetet në kujtesën tonë si një natë e mbushur me art, kulturë dhe dashuri për Atdheun.
🇦🇱 Mirë se vini të festojmë Nëntorin e Madh Shqiptar!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Tetor 2025
- Ora21:00
- Data e përfundimit6 Tetor 2025 - 21:00
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













