Futboll
Edon Zhegrova rikthehet në Bazel: “Ky klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”
Futbollisti i Kosovës kujton periudhën te FC Basel si një nga etapat më të rëndësishme të karrierës së tij dhe falënderon tifozët për mbështetjen që i dhanë
Futbollisti i së Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer në Bazel për një intervistë me ish-klubin e tij, FC Basel, ku foli me emocione për periudhën që kaloi në Zvicër dhe ndikimin që pati në zhvillimin e karrierës së tij.
Zhegrova e cilësoi FC Baselin si një klub me rëndësi të veçantë në jetën e tij sportive, duke theksuar se aty u rrit si futbollist dhe fitoi besimin për të konkurruar në nivelet më të larta të futbollit evropian.
“Baseli do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Kalova momente të bukura dhe jam mirënjohës për gjithçka që më dha ky klub”, u shpreh ai gjatë intervistës, transmeton albinfo.ch.
Sulmuesi kosovar vlerësoi gjithashtu tifozët e FC Basel, duke thënë se mbështetja e tyre ishte një motivim i madh gjatë kohës që veshi fanellën e klubit zviceran.
Zhegrova iu bashkua FC Baselit fillimisht në formë huazimi në vitin 2019 nga Genk, ndërsa më pas nënshkroi kontratë të përhershme. Gjatë periudhës së tij në klub, ai zhvilloi 74 ndeshje zyrtare, shënoi 11 gola dhe regjistroi 17 asistime, duke u bërë një nga lojtarët më të dashur për tifozët. Në janar të vitit 2022 ai u transferua te Lille, ndërsa më vonë vazhdoi karrierën në Serie A italiane.
Intervista e publikuar nga FC Basel rikthen kujtime të veçanta për një nga futbollistët më të talentuar që ka nxjerrë Kosova në vitet e fundit, ndërsa dëshmon se lidhja e tij me klubin zviceran mbetet ende e fortë.
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











