Lajme
Austri: Arrestohet 18-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, dyshohet për plane terroriste
Një i ri 18-vjeçar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut është vënë në paraburgim në Austri, nën dyshime për plane terroriste dhe interes për ndërtimin e bombave.
Arrestimi i tij u bë të dielën pranë banesës në Steiermark, menjëherë pasi ai dhe familja e tij ishin kthyer nga Maqedonia e Veriut. Lajmi u bë publik të martën pasdite nga autoritetet austriake, raportojne mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
I dyshuari ka lindur në Steiermark dhe banon në rrethin Bruck-Mürzzuschlag, por familja e tij ka origjinë nga Maqedonia e Veriut. Në vitin 2023, ai ishte dënuar për vepra terroriste dhe gjykata e kishte detyruar të ndiqte programe deradikalizimi dhe trajnime kundër dhunës. Megjithatë, ai nuk e kishte vuajtur dënimin me burgim të pjesshëm për shkak të një zanati që po mësonte.
Sipas Prokurorisë së Leoben, 18-vjeçari ishte i fascinuar nga ndërtimi i bombave dhe sulmet terroriste ndaj botës perëndimore. Ai kishte kryer kërkime intensive online për këtë temë. Policia austriake u njoftua nga një burim zyrtar jashtë vendit për planet e mundshme të sulmeve.
Zëdhënësi i policisë, Markus Lamb, tha: “Ai kishte aktivitete përgatitore, kërkime intensive për ndërtimin e bombave dhe informacion mbi sulme të ndryshme në Perëndim.”
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan pajisje të shumta elektronike, përfshirë telefonin. Hetimet mbi përmbajtjet e tyre po vazhdojnë. Aktualisht nuk ka të dhëna për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, përcjell albinfo.ch.
Me urdhër të prokurorisë, 18-vjeçari është dërguar në qendrën e paraburgimit në Leoben dhe do të qëndrojë atje deri në një vendim tjetër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë Ekspozita organizohet me rastin e 1 Qershorit dhe sjell krijimet artistike të nxënësve të mësimit plotësues... -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri»
Jeta në Austri
-
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker Një 23-vjeçar nga fshati Saraqinë i Tetovës ka humbur jetën në Austri, teksa trupi i tij... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri












