Futboll
18-vjeçari Hektor Krasniqi lë futbollin austriak për Dukagjinin e Klinës
Hektor Krasniqi është një nga talentet që po ndiqet me shumë interes.
Ky i ri u rikthye nga Austria këtë verë për t’iu bashkuar skuadrës së Dukagjinit të Klinës dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të këtij sezoni.
Në moshën 18-vjeçare, ai ka bërë debutimin e tij në Superligën e Kosovës gjatë ndeshjes kundër Dritës.
Krasniqi luan si mbrojtës dhe ka treguar cilësi të spikatura për moshën e tij në paraqitjet e para.
Ai shprehet i kënaqur që është pjesë e skuadrës, e cila ka regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e fundit.
Hektori ka lindur dhe është rritur në Austri, ku gjithashtu është formuar si futbollist. Megjithatë, ai ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Kosovë për të synuar suksese më të mëdha.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












