Kosova
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar 127 fluturime direkte drejt aeroporteve në Gjermani vetëm gjatë kësaj jave, duke dëshmuar intensitetin e lidhjeve mes dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se këto fluturime kanë mundësuar qarkullimin e dhjetëra mijëra udhëtarëve.
Sipas tij, lidhja ajrore ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë sot shkon përtej udhëtimeve drejt vendlindjes.
“Vetëm gjatë kësaj jave janë realizuar 127 fluturime direkte ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe aeroporteve ndërkombëtare në Gjermani, duke mundësuar qarkullimin e dhjetëra mijëra udhëtarëve”, ka shkruar Ajeti.
Ai theksoi se këto shifra pasqyrojnë një urë të rëndësishme lidhëse mes njerëzve, kapitalit, investimeve, ideve dhe mundësive, ndërsa nënvizoi se lëvizja e lirë dhe roli i diasporës kanë forcuar bashkëpunimin ekonomik, turistik, kulturor, arsimor dhe profesional mes Kosovës dhe Gjermanisë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












