Shqipëria
10 njerëzit më të pasur në Shqipëri
Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i grupit Balfin, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon
Revista e njohur amerikane “Forbes” ka publikuar listën e dhjetë njerëzve më të pasur në Shqipëri, shkruan ‘lexo.al’.
Anketa u krye nga “Forbes Magazine”. Metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë: fitim i realizuar dhe kapitali, përcjell albinfo.ch.
Lista e 10 më të pasurve
- Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i grupit Balfin, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet: Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm. Me qendër në Tiranë.
- President i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati renditet i dyti në listë. Shërbimet e ofruara: Tregtimi dhe ruajtja e naftës, financimi, shërbime fluturimi privat. Me qendër në Durrës.
- Vasil Naçi është CEO dhe president i AGNA Group. Shërbimet: Importi dhe shpërndarja e pijeve, ushqimit, kujdesit shtëpiak dhe personal, duhani, reklamat, akademi lidershipi, agjenci reklamash, zhvillimi i pronës, energjia hidrike. Me qendër në Tiranë, por kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
- Behar Cukaj është pronar i Bolv Oil. Shërbimet: Shitja me shumicë dhe transporti i lëndëve djegëse. Kompania e ka qendrën në Kashar, Tiranë.
- Deputeti Tom Doshi është një nga anëtarët më të pasur të Parlamentit shqiptar dhe administrator i disa kompanive.
- Rrok Gjoka është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”. Shërbimet: Ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit. Me qëndër në Tiranë.
- Grigor Joti është pronar i kompanive “InveG” dhe “Joti-Infosoft Group Sh.p.k”, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k
- Në vend të tetë pozicionohet Idajet Ismailaj, pronar i Albstar Ltd: Shërbimet: Punime inxhinierike, infrastructure, transport, dizajn i punimeve civile dhe industriale. Kompania e ka qendrën në Patos, Fier.
- Në listën e 10 personave më të pasur është vetëm një grua. Ajo është Vilma Nushi.
- Lista mbyllet nga Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë Salillari. Aktiviteti i kompanisë me qendër në Tiranë shtrihet në ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtim industrial dhe civil.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












