Shkurt.ch
10 milionë franga për shefin, përkundër humbjeve 2.8 mlrd.
Përkundër faktit se nën drejtimin e tij banka e dytë më e madhe e Zvicrës Credit Suisse është detyruar t`i paguajë SHBA-së gjobë miliardësh, Brady Dougan ka marrë pagë të njëjtë me atë të një viti më parë.
Shefi në dorëheqje i kësaj banke, amerikani Dougan në emrin e të ardhurave dhe bonusit, në vitin 2014 ka inkasuar plot 9.7 milionë franga, bëhet e ditur në raportin e afarizmit të bankës, të publikuar te premten.
Si pasojë e aferave me evazion fiskal (bishtnim të taksave), banka Credit Suisse në muajin maj të vitit të kaluar është detyruar të paguajë në SHBA një gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh. Ajo është gjetur fajtore për ndihmesë të dhënë në evitimin e pagesës së taksave. Si përfundim, menaxhmenti i lartë i bankës qe treguar i gatshëm për një shkurtim vullnetar të pagave të veta.
Javën e kaluar në vendin e tashmë ish shefit Dougan është emëruar një trashëgimtar i tij me shtetësi të Bregut të Fildishtë. Ai do ta marrë drejtimin e bankës nga muaji qershor
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












