Kosova
10 kandidatët më të votuar të LDK-së në Prishtinë
Dikur bastioni i LDK’së, kryeqyteti i Kosovës, është marrë nga Lëvizja Vetëvendosje
Është publikuar lista e 10 kandidatëve më të votuar të LDK-së në Prishtinë. Vjosa Osmani ka marrë më së shumti vota, e menjëherë pas saj është Lumir Abdixhiku. Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare e vendosin Lidhjen Demokratike të Kosovës në vendin e dytë në Prishtinë.
Dikur bastioni i LDK-së, kryeqyteti i Kosovës është marrë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mori rreth 4700 vota më shumë se LDK-ja. Kaq vota ishte diferenca mes dy partive edhe në nivel të vendit.
LDK-ja ka marrë 32.636 vota në Prishtinë, e më e votuara është kandidatja për kryeministre e partisë, Vjosa Osmani. Ajo ka marrë 25.869 vota.
Pas saj është Lumir Abdixhiku, i cili në listë mbante numrin 4, e në Prishtinë është votuar nga 10.035 qytetarë. I treti më i votuar është anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, i cili në listë ishte menjëherë pas Osmanit. Shala ka marrë 7.991 vota në kryeqytet, raporton Periskopi.
Pas tij vjen Avdullah Hoti me 5.510 vota dhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi. Zëdhënësi i LDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë e kryetar i degës së katërt të LDK-së, Besian Mustafa, ka marrë 5.511 vota. Ai ka garuar për herë të parë për deputet. Pas Mustafës, renditet deputet i shumë legjislaturave, Anton Quni, të cilin e kanë votuar 4.463 qytetarë në Prishtinë.
I teti në listën e më të votuarve të LDK-së është ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, i cili është kryetar i degës së parë të LDK-së. Beqiri ka marrë 3.082 vota. Dhjetëshen e LDK-së në kryeqytet e përmbyllin kandidati Florian Dushi me 2.367 vota dhe ish-deputetja e legjislaturës së kaluar, Doruntinë Maloku, me 2.214 vota.
LDK ka fituar 32.50 për qind të votave në Prishtinën që e ka udhëhequr për 13 vjet, ndërsa e para ka dalë LVV me 37.23 për qind.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












