Shkurt.ch
1 milion veta vallëzojnë nën ritmet e muzikës techno
Nga tetë skena të improvizuara përgjatë rrugëve kryesore rreth liqenit nga kalon parada dj të ndryshëm kanë lëshuar muzikë techno ndërsa po këtë e kanë bërë edhe 27 makina në lëvizje, të ashtuquajtur “Love-Mobile”
Qyteti i Cyrihut sot nga mesdita vibron i tëri nën tingujt e muzikës elektronike e tekno që lëshohet nga qindra altoparlantë e qendra zërimi. Nën këta tinguj vallëzojnë qindra mijë persona, kryesisht të rinj, të veshur me variantet më të habitshme të rrobave dhe të ngjyrave.
Bëhet fjalë për eventin më të madh të kësaj natyre në botë “Street Parade”, i cili po mbahet sot për të 25-tën herë.
Moti i mrekullueshëm me diell por pa vapë të madhe ka bërë që skena natyrore, rrugët rreth liqenit të Cyrihut, të mbushet përplot me vallëzues dhe kureshtarë, shkruan albinfo.ch.
Nga tetë skena të improvizuara përgjatë rrugëve kryesore rreth liqenit nga kalon parada dj të ndryshëm kanë lëshuar muzikë techno ndërsa po këtë e kanë bërë edhe 27 makina në lëvizje, të ashtuquajtur “Love-Mobile”.
Ndeja kolosale vazhdon deri në mëngjesin e të hënës. SBB/CFF ka angazhuar për këtë eveniment mbi 100 trena të natës dhe specialë ndërsa tramvajet e Cyrihut qarkullojnë deri në orën 4 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch.
Bilanci i bërë në këtë kohë, rreth orës 19 flet për rreth 900 mijë pjesëmarrës por ky numër sigurisht që do të shtohet ndërkohë. Vitin e kaluar në këtë festë të dashurisë dhe muzikës kanë marrë pjesë rreth 1 milion veta
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











