Lajme
1 Maji, ditë reflektimi për punëtorët në kohë pandemie
Sot duhet të jetë një ditë reflektimi, qoftë për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës, për përmirësimin e kushteve të punës, për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore, për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë,
Festa e 1 Majit, apo Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës.
Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve filloi më herët se sa viti 1886.
Kjo ditë u referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855: me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Por, kur jemi tek e sotmja, duhet reflektuar për situatën e krijuar nga virusi Covid-19 dhe punëtorët në këtë kohë pandemie. E gjitha bota tani ka friken e një krize ekonomike shkaku i virusit, dhe se punëtorët janë ata të cilët mund të preken më së shumti, pavarsisht ndihmave shtetërore, shkruan albinfo.ch.
Punëtorët në këtë kohë kanë brenga të mdha rreth punës së tyre, ku shimica e botës ka pauzuar oraret e punëve dhe janë pushuar shkaku i izolimit nga COVID-19.
Edhe në Kosovë, menjëherë nga rastet e para me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marrë masa për ndalimin e qarkullimt të shumë bizneseve që shaku i tyre janë pezulluar edhe shumë punëtorë.
Pezullimin apo largimin nga puna pas gjendjes së krijuar nga COVID-19 e kanë theksuar edhe përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit privat.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se disa nga biznese në sektorin privat kanë filluar me pezullimin nga puna të shumë punëtorëve si pasojë e mbylljes së aktivitetit ekonomik, apo edhe reduktimit të orëve të punës.
Sot duhet të jetë një ditë reflektimi, qoftë për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për përmirësimin e kushteve të punës, për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore, për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë,
Po ashtuu duhet reflektuar edhe për garantimin dhe fuqizimin e fondit të pensioneve e të kujdesit shëndetësor, për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen tuaj, për mbrojtjen e punëtorëve të rinj dhe rritjen e kualifikimit të tyre, për mbrojtjen nga papunësia e varfëria, për mbështetjen e invalidëve të punës, për integrimin e personave me aftësi ndryshe, për mbrojtjen tuaj dhe të familjeve tuaja nga fatkeqësitë natyrore e shëndetësore, për orientimin e arsimit dhe formimit profesional drejt rritjes së aftësive punëkrijuese. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?