Lajme
1 000 dollarë gjobë nëse shkon të shohësh fishekzjarrët
Të gjithë ata që kërkojnë të shkelin ligjet e mbylljes së Portit të Sidnejit për të parë fishekzjarrët e mesnatës përballen me gjoba prej 1 000 dollarësh australianë (770 dollarë amerikanë) ndërsa autoritetet përpiqen të ndalojnë një epidemi të Covid-19 në qytet.
Gardhe me tela me gjemba janë ngritur në të gjithë qytetin dhe policia është urdhëruar të parandalojë çdokënd që të drejtohet drejt pikave të portit, ku turma prej mbi një milion spektatorësh zakonisht shkojnë për të parë fishekzjarrët e famshëm.
Këtë vit shfaqja e fishekzjarrëve do të përqendrohet në Urën e Portit të Sidnejit për shtatë minuta, raporton DPA,, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri i shtetit australian të Uellsit të Ri të Jugut, Gladys Berejiklian tha se situata ishte e paqëndrueshme dhe nxiti njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bashkohen me pjesën tjetër të botës për të parë fishekzjarrët në televizion.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













