Kosova
Kurti: Vendi shkon në zgjedhje, nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e koalicionit qeverisës, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Ai ka thënë se VV-së do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por ai ka porositur se ky nuk është qëllimi i LVV-së.
“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, tha Kurti në RTK.
Ai ka thënë se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm.
Por, sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës Futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti e Granit Xhaka, kanë zënë vend në ekipin më të mirë të...
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë