Kosova
Zyrtari i PDK’së e ndërton qeverinë me LDK’në
I ndanë edhe postet e mëdha
Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli që është edhe zëvendësministër në qeverinë në detyrë, ka shkruar se partia e tij, LDK e Vetëvendosje, do të shkojnë të vetme në zgjedhje. I njëjti po pohon se pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të tij, do të ketë një koalicion në mes të PDK-së e LDK-së me kryeministër Kadri Veselin, e kryeparlamentar Lutfi Hazirin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Cakolli po thotë se LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK-VV.
I njëjti po tregon edhe një skenar që sipas tij do të ndodhë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri. Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së”, ka shkruar ai përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu, merr mbështetje në Itali Raporohet se ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa, ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?