Kosova
Zyrtari amerikan demanton mediat serbe
Pikërisht çështja e kufirit me Malin e Zi ishte dhe tema qendrore e konferencës së tij të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
Të hënën për një vizitë zyrtare Kosovën e ka vizituar ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell.
Pikërisht çështja e kufirit me Malin e Zi ishte dhe tema qendrore e konferencës së tij të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kosova shënoi 10-vjetorin e saj si shtet dhe në këtë drejtim ka bërë shumë, duke treguar arritje të mëdha në ekonomi. Por, ajo duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të siguruar rrugën drejt integrimit evropian dhe duhet të zgjidhë çështjen e kufirit me Malin e Zi. Vetëm Kosova mund ta zgjedhë të ardhmen e saj”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Thaçi theksoi se askush nuk ka arsye që ta vonojë çështjen e demarkacionit.
Mitchel shpjegoi se nuk ndodhet në Prishtinë për të shpalosur ndonjë plan të veçantë, apo një pako të re për Kosovën, siç raportonin mediat serbe, por për të ofruar përkrahjen amerikane në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe avancimit të tyre drejt BE-së. Të njëjtin mesazh, ai do ta çojë edhe në Beograd.
Në takimin me Thaçin, diplomati i lartë amerikan përcolli gjithashtu një mesazh të fortë për ushtrinë, duke theksuar se askush s’mund t’i vendosë veto transformimit të saj.
Mitchell e nisi nga Prishtina turneun që do ta çojë në Shkup, Beograd, Athinë dhe Nikosi, e që zgjat deri më 17 mars.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











