Shkurt.ch
Zyrtare: Banka zvicerane dënohet me 3.7 miliardë euro për fshehje të tatimit
Gjykata franceze godet bankën zvicerane UBS, me një gjobë prej 3.7 miliardë eurosh në rastin e mashtrimit të taksave
Një gjykatë e Parisit të mërkurën gjobiti gjigantin bankar zviceran UBS me 3.7 miliardë euro (4.2 miliardë dollarë) në një rast mashtrimi tatimor, një rekord për Francën, shkruan albinfo.ch.
Banka u dënua për ndihmë të paligjshme për klientët francezë për të fshehur miliarda euro nga autoritetet franceze të taksave, shkruajnë mediat zvicerane.
Gjyqi u hap pas vjeshtës së shkuar pas shtatë viteve të hetimeve, të filluara kur disa ish-punonjës dolën me pretendime për sjellje të paligjshme.
Ky veprim erdhi pasi autoritetet anembanë Evropës kishin goditur evazionin fiskal dhe praktikat e dyshimta bankare në prag të krizës financiare globale, e cila shpërtheu në vitin 2007, përcjell albinfo.ch.
Presioni përfundimisht e detyroi Zvicrën që të përfundojë në mënyrë efektive traditën e saj të sekretit bankar të hekurt, duke u bashkuar me më shumë se 90 vende të cilat ranë dakord të ndajnë automatikisht më shumë informacione për llogarinë e klientëve mes njëri-tjetrit.
Në rastin UBS, autoritetet franceze përcaktuan se më shumë se 10 miliardë euro ishin mbajtur nga sytë e zyrtarëve tatimorë midis 2004 dhe 2012.
Prokuroria Kombëtare Financiare ka kërkuar një gjobë prej 3.7 miliardë dollarësh (4.2 miliardë dollarë), më e madhe që ndonjëherë është kërkuar në Francë, duke thënë se banka dhe drejtorët e saj “ishin plotësisht të vetëdijshëm se po shkelin ligjin francez”, duke kërkuar klientë në mënyrë të paligjshme dhe duke i ndihmuar ata t’i shmangen taksave franceze.
Ata gjithashtu kishin kërkuar një gjobë prej 15 milionë euro për filialin francez të UBS dhe gjoba deri në 500,000 euro për gjashtë drejtues të lartë.
UBS, e cila u urdhërua të dërgojë 1,1 miliardë euro në dorëzanë, i kishte mohuar akuzat dhe tha se operacionet e saj ishin në përputhje me ligjin zviceran.
E-Diaspora
-
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit Hapet pyetësori për mapimin e diasporës nga Maqedonia e Veriut... -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj













