Koronavirusi: çast pas çasti

Zyra Federale e Shëndetit Publik: Udhëzues vetë-izolimi në rast të infektimit me koronavirus

Në udhëzuesin e publikuar janë paraqitur masat se çfarë duhet të bëni nëse jeni sëmurë me një infeksion akut të rrugëve të frymëmarrjes dhe duhet të izoloheni në shtëpi

Qeveria zvicerane përmes një njoftimi nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG, ka treguar për masat vet-izoluese në rast të infektimit me koronavirus. Në udhëzuesin e publikuar janë paraqitur masat se çfarë duhet të bëni nëse jeni sëmurë me një infeksion akut të rrugëve të frymëmarrjes dhe duhet të izoloheni në shtëpi.

Udhëzues: Vetë-izolimi

Çfarë duhet të bëni nëse jeni sëmurë me një infeksion akut të rrugëve të frymëmarrjes dhe duhet të izoloheni në shtëpi.

Si rezultat i shtimit të ndjeshëm të rasteve me COVID-19 në Zvicër është rritur mundësia që një person me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes të jetë infektuar me koronavirusin e ri.

Ju keni simptoma të një infeksioni akut të rrugëve të frymëmarrjes1, i cili mund të jetë shkaktuar nga koronavirusi i ri (SARS-CoV-2) ose sëmundja tek ju është konfirmuar nga diagnostikimi laboratorik.

Ju nuk duhet të shtroheni në spital, sepse gjendja juaj e përgjithshme është e mirë. Ju duhet të izoloheni menjëherë në shtëpi për të paktën 10 ditë, në mënyrë që të mos infektoni persona të tjerë.

Udhëzimet e mëposhtme ju tregojnë masat e kujdesit që duhet të merrni për të shmangur transmetimin e virusit.

Për personat që banojnë në të njëjtën familje ose që kanë kontakte intime duhet të shkojnë në shtëpi në karantinë (vetë-karantinë). Për vetë-karantinën ka një “Udhëzues” shtesë në faqen e internetit të BAG.

Të gjitha informacionet e nevojshme mbi koronavirusin e ri i gjeni në faqen e internetit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG): bag.admin.ch

Mbikëqyrni gjendjen tuaj shëndetësore :

Njoftoni me anë të telefonit një mjeke/mjek nëse simptomat tuaja për rrugët e frymëmarrjes përkeqësohet (për shembull vështirësi në frymëmarrje) dhe ndiqni udhëzimet.Nëse nevojitet një konsultim me mjekun dhe juve ju duhet të dilni nga shtëpia: Vendosni një maskë higjienike. Nëse nuk dispononi ndonjë maskë, atëherë mbani një distancë minimale prej 2 metrash nga një person tjetër.

Nëse jetoni vetëm!

Ju mund të furnizoheni me ushqime dhe produkte të tjera të domosdoshme, si p.sh. medikamente, nga pjesëtarët e familjes, miqtë ose nga shërbimi i furnizimit përpara derës së shtëpisë.

Nëse banoni me persona të tjerë në të njëjtën familje

Vendosuni në një dhomë i vetëm me dyer të mbyllura dhe merrni vaktet e ngrënies në dhomën tuaj. Ajrosni rregullisht dhomën tuaj.
Shmangni çdo vizitë dhe kontakt dhe dilni nga dhoma vetëm kur është e nevojshme.

Mbani distancë me personat e tjerë (të paktën 2 metra).
Shmangni çdo kontakt me kafshët tuaja shtëpiake.

Përdorni banjën tuaj. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë pastroni të gjitha pajisjet sanitare (dushin, tualetin, lavamanin) pas çdo përdorimi me një dezinfektues të zakonshëm.

Mos i shkëmbeni me personat e tjerë objektet tuaja shtëpiake, si pjatat, gotat, filxhanët ose enët e kuzhinës. Lajini këto objekte pas përdorimit në enëlarëse ose lajini me kujdes me ujë dhe detergjent.

1 p.sh. kollë, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje me ose pa temperaturë, dhimbje të muskujve

Mos përdorni të njëjtët peshqirë ose të njëjtët çarçafë dhe mbulesa krevati me personat e tjerë.
Lani rregullisht në lavatriçe rrobat, çarçafët dhe mbulesat e krevatit dhe peshqirët e banjës tuajat dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes.

Ju mund të furnizoheni me ushqime dhe produkte të tjera të domosdoshme, si p.sh. medikamente, nga pjesëtarët e familjes, miqtë ose nga shërbimi i furnizimit përpara derës së shtëpisë (gjatë 10 ditëve të vetë-karantinës së anëtarëve të familjes).

Larja e duarve

Ju dhe personat në mjedisin tuaj duhet të lani rregullisht duart me ujë dhe sapun të paktën për 20 sekonda. Nëse nuk dispononi ujë dhe sapun, atëherë pastroni duart tuaja me një dezinfektues duarsh duke i fërkuar plotësisht duart me solucion derisa ato të thahen. Para së gjithash uji dhe sapuni duhet përdorur nëse duart duken që janë të papastra.

Në veçanti përpara dhe pas përgatitjes së vakteve të ngrënies, përpara dhe pas ngrënies, pas shkuarjes në tualet dhe gjithmonë kur duart duken që janë të papastra.

Mbuloni gojën nëse kolliteni ose teshtini
Mbuloni gojën dhe hundën me një shami letre nëse teshtini ose kolliteni.
Materialet me të cilat keni mbuluar gojën dhe hundën duhen hedhur ose duhen larë.

Hidhni shamitë e përdorura të letrës në një kosh të veçantë në dhomën tuaj të përcaktuar për këtë qëllim dhe me qese plastike.

Vendosni një maskë higjienike

Nëse nevojitet një konsultim me mjekun dhe ju dilni nga shtëpia. Nëse nuk dispononi ndonjë maskë, atëherë mbani një distancë minimale prej 2 metrash nga një person tjetër.

Përdorimi i duhur i maskës higjienike

Përpara se të vini maskën lani duart me ujë dhe sapun ose dezinfektoni duart me një dezinfektues duarsh.
Vini me kujdes maskën higjienike, në mënyrë që të mbulohen hunda dhe goja dhe tërhiqeni në mënyrë që të puthitet pas fytyrës.
Mos e prekni më maskën pasi ta keni vendosur. Lani duart me ujë dhe sapun ose dezinfektoni duart me një dezinfektues duarsh pas çdo prekjeje të një maske higjienike të përdorur, p.sh. gjatë heqjes.

Një maskë higjienike mund të mbahet të paktën 2 deri në 4 orë (deri në 8 orë), edhe nëse është e njomur. Pastaj zëvendësojeni atë me një maskë higjienike të re, të pastër dhe të thatë.
Maskat higjienike me një përdorim nuk duhen përdorur sërish.

Hidhni menjëherë maskat higjienike njëpërdorimshe pas çdo përdorimi, pasi ta keni hequr.
Nëse në tregun e lirë nuk disponohen maska higjienike, atëherë pyesni në institucionin shëndetësor që kujdeset për ju nëse ata mund të shpërndajnë maska të tilla. Kërkojuni të afërmve, miqve ose  shërbimeve të furnizimit që t’jua sjellin maskat përpara derës së shtëpisë.

Respektoni të gjitha masat e nevojshme të kujdesit

Mbetjet që janë ndotur me lëngje trupore (nevojë, gjak, jargë) duhet të hidhen në një kosh të përcaktuar mbeturinash me qese plastike në dhomën tuaj, përpara se ato të hidhen me mbetjet e tjera.

Pastroni dhe dezinfektoni çdo ditë sipërfaqet që keni prekur, si p.sh. komodinat, kornizat e krevatit dhe mobiliet e tjera të dhomës së gjumit, me një dezinfektues normal për shtëpi.
Pastroni sipërfaqet e banjës dhe tualetin pas çdo përdorimi me një dezinfektues normal për shtëpi.

Video për larjen e saktë e duarve:

Këshilla për prindërit

Nëse fëmija juaj izolohet, atëherë ideale do të ishte që të caktohej një person nga rrethi i tij që të kujdesej për fëmijën. Në praktikë, veçanërisht te familjet me shumë fëmijë, mund të jetë e rekomandueshme që e gjithë familja të qëndrojë në karantinë. Në varësi të moshës së fëmijës, masat për izolimin në një dhomë dhe mbajtjen e një maske duhen përshtatur në mënyrë individuale.

Përfundimi i izolimit në shtëpi

48 orë pas kalimit të simptomave, pasi kaluar të paktën 10 ditë që nga fillimi i simptomave.

Pas përfundimit të izolimit

Ndiqni gjithashtu rregullat për higjienën dhe këshillat për sjelljen të fushatës “Kështu mbrohemi ne”:www.bag-coronavirus.ch

Çfarë duhet të bëjnë personat që banojnë në të njëjtën familje / që kanë kontakte intime?

Personat e kontaktit të afërt (personat që banojnë në të njëjtën familje, që kanë kontakte intime) duhet ë qëndrojnë në shtëpi për 10 ditë (vetë-karantinë).

Udhëzuesin për vetë-karantinën e gjeni në faqen e internetit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG): www.bag.admin.ch

Në parim, personat e përmendur të kontaktit gjatë 10 ditëve duhet:

Të shmangin çdo kontakt me personat e tjerë (përjashtim bëjnë personat që janë gjithashtu në karantinë dhe banojnë me ju në të njëjtën familje).

Të ndjekin gjendjen e tyre shëndetësore dhe në rast të shfaqjes së simptomave të shkojnë në vetë-izolim. Pastaj ata duhet të ndjekin të njëjtat rekomandime për izolimin siç përshkruhet në këtë udhëzues.

Personat e kontaktit të afërt, të cilët janë veçanërisht të rrezikuar3, udhëzohen që në rast të shfaqjes së simptomave t’i drejtohen menjëherë mjekes/mjekut me anë të telefonit. Personi duhet të përshkruajë sëmundjet e tij të mëparshme dhe simptomat. Thoni që jeni një person me faktorë të rrezikut dhe që keni simptoma.

Të gjitha informacionet rreth koronavirusit në Zvicër në shumë gjuhë: bag.admin.ch

Të tjera informata aktuale rreth koronavirusit, në shumë gjuhë në Zvicër : www.bag.admin.ch/bag

Coronavirusi i ri. Mbro veten dhe te tjeret

Publiée par Diaspora TV Switzerland sur Samedi 7 mars 2020