Shkurt.ch
Valixhet e dorës që lejohen në aeroplan, 40% më të vogla!
Federata Ndërkombëtare e aviacionit civil IATA ka vendosur për një reduktim drastik të madhësisë së lejuar të valixheve që udhëtarët i marrin me vete në aeroplan. Me këtë qëndrim, në të ardhmen do të lejoheshin vetëm valixhet që janë 40 për qind më të vogla se këto që lejohen sot.
Modeli i lejuar i valixheve që nënkupton vëllimin e zvogëluar mban emërtimin “IATA Cabin OK” dhe ai është prezantuar gjatë kësaj jave në Konferencën vjetore të IATA, shkruan nzz.ch. Si shkas për këtë vendim, federata ka paraqitur vështirësitë në rritje që ka personeli i aeroplanëve për t`u bërë vend në kabinë valixheve të dorës të të gjithë pasagjerëve.
Edhe pse njëherë për njëherë ky ende nuk është vendim me fuqi detyruese. Por ata, më herët ose më vonë do të detyrohen të zvogëlojnë vëllimin e valixheve të dorës, transmeton albinfo.ch. Kompanitë e mëdha ajrore si Lufthansa, Emirates dhe Qatar sipas IATA tashmë kanë dhënë sinjalizimet e tyre se do të pranojnë këtë model.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











