Kosova

Zvicra zgjat partneritetin e fuqishëm me Kosovën edhe për katër vjet

Zvicra është një mike e madhe e shtetformimit të Kosovës si nga ana politike, ashtu edhe nga investimet e këtij shteti në Kosovë, veçanërisht remitencat e diasporës shqiptare nga ky shtet, shkruan albinfo.ch.

Zvicra mbështet Kosovën me ndihmë humanitare qysh nga viti 1998. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2008, marrëdhëniet tona janë bërë edhe më të ngushta.

Dy vendet tona kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor.

Zvicra dhe Kosova takohen një herë në vit për shkëmbim mbi çështjet dypalëshe dhe politikës së jashtme, si dhe çështjet e migracionit, me të cilat përballemi krahas lidhjeve të fuqishme njerëzore midis dy vendeve tona. /Albinfo.ch

Pë më shumë – Video