Kosova
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake
Parlamenti zviceran ka miratuar vazhdimin e angazhimit në Kosovë, duke i dhënë mundësi qeverisë të rrisë numrin e trupave në rast nevoje për shkak të zhvillimeve të sigurisë në rajon.
Parlamenti i Zvicrës ka mbështetur vazhdimin e pjesëmarrjes së vendit në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, deri në fund të vitit 2029. Pas miratimit nga Këshilli i Shteteve, edhe Këshilli Kombëtar ka votuar pro këtij vendimi me 129 vota për dhe 61 kundër, transmeton albinfo.ch.
Përveç zgjatjes së mandatit, deputetët kanë miratuar edhe rritjen e kapacitetit rezervë të kontingjentit zviceran Swisscoy. Sipas vendimit, Këshilli Federal do të ketë mundësinë që, në rast nevoje, të shtojë deri në 85 ushtarë shtesë gjatë mandatit të ardhshëm.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Isabelle Chappuis, duke folur në emër të komisionit parlamentar, theksoi se ndryshimet e vazhdueshme në situatën e sigurisë në Evropë kërkojnë fleksibilitet më të madh nga Zvicra.
“Konteksti evropian po ndryshon vazhdimisht. Partnerët tanë mund të detyrohen të reduktojnë praninë e tyre në Ballkan për ta zhvendosur atë në rajone të tjera. Zvicra duhet të jetë në gjendje të reagojë shpejt”, deklaroi ajo.
Vendimi ruan gjithashtu dispozitat ekzistuese që lejojnë rritjen e përkohshme të kontingjentit me deri në 50 ushtarë për nevoja mirëmbajtjeje dhe me deri në 20 ushtarë për qëllime vetëmbrojtjeje. Sipas autoriteteve zvicerane, këto mundësi nuk janë përdorur deri më tani.
Sipas transmetuesit publik zviceran RTS, vazhdimi i angazhimit në Kosovë konsiderohet i nevojshëm, pasi megjithëse situata e sigurisë është aktualisht e qetë, ajo vazhdon të mbetet e brishtë, veçanërisht në veriun e vendit.
KFOR-i ishte detyruar të forconte praninë e tij dy herë gjatë vitit 2023, pas incidenteve serioze të sigurisë që ngritën shqetësime për stabilitetin në Kosovë.
Projektligji do të rikthehet tani për shqyrtim përfundimtar në Këshillin e Shteteve./ALbinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












