Shkurt.ch
Zvicra voton sot, kjo është arsyeja
Propozimi ka mbështetjen e Partisë së Gjelbër, Partisë Socialdemokrate të majtë, si dhe shumicën e organizatave mjedisore
Votuesit të dielën do të vendosin për një propozim për të ndalur shtrirjen urbane në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.
Iniciativa e Partisë së Gjelbër ka humbur terren në mesin e publikut gjatë javëve të fundit dhe duket se do të dështojë, përcjell albinfo.ch.
Nxitësit e iniciativës argumentojnë se nevojiten hapa të mëtejshëm ligjorë për të mbrojtur dhe ruajtur hapësirat e gjelbra dhe tokat bujqësore kundër urbanizimit të shfrenuar në Zvicër.
Nëse miratohen nga votuesit, zonat e reja të zhvillimit do të lejoheshin vetëm nën kushte të caktuara dhe autoritetet do të duhej të promovonin krijimin e zonave të banimit të qëndrueshëm mjedisor në zonat urbane, të njohura si ndërtime me densitet të lartë, përcjell tutje albinfo.ch.
Iniciativa gjithashtu parasheh që zonimi i tokës së re ndërtimore nuk është i pranueshëm nëse sipërfaqja përkatëse nuk kompensohet diku tjetër.
Iniciativa u nis në 2015 me më shumë se 113,000 qytetarë duke bërë thirrje për një votim mbarëkombëtar mbi çështjen. Propozimi ka mbështetjen e Partisë së Gjelbër, Partisë Socialdemokrate të majtë, si dhe shumicën e organizatave mjedisore.
Rreth 5.3 milionë shtetas zviceranë, përfshirë anëtarët e regjistruar të komunitetit zviceran të emigruar, kanë të drejtë të marrin pjesë në votimin e 10 shkurtit.
Ky është votimi i parë mbarëkombëtar këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











