Shkurt.ch
Zvicra, vendi i dytë në botë për kirurgji plastike
Vetëm në Brazil më shpesh u nënshtrohen operacioneve plastike sesa në Zvicër. Klientela e kirurgjisë plastike është gjithmonë më e re - dhe meshkuj.
Biznesi i bukurisë është gjithnjë në rritje. Sipas Asociacionit Ndërkombëtar të Kirurgjisë Plastike (iSAPS) dhe Qendrës këshillimore për kirurgji kozmetike Acredis, 53.300 operacione plastike janë kryer në Zvicër në vitin e kaluar.
Bëhet fjalë për 644 operacione kirurgjike në 100.000 banorë – gati sa në Brazil (661). Dhe madje, edhe 38 për qind më shumë se në SHBA.
Klientela është gjithashtu e re, tregon një studim i “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin DIMANCHE”, pas një ankete me 200 mjekë të kirurgjisë plastike, përcjell albinfo.ch.
Në dekadën e kaluar, intervenimet plastike janë dyfishuar, thotë një kirurg i Gjenevës, Badwi Elias.
Te gratë janë shtuar intervenimet e gjinjve dhe korrigjimet e qepallëve.
Dendësia më e madhe e kirurgëve plastikë është në Zvicrën Perëndimore dhe Ticino. Në Gjenevë numërojnë gjashtë mjekë në 100.000 banorë, në Vaud dhe Ticino janë pesë.
Kantoni i Cyrihut ka 2.8 kirurgë plastikë për 100.000 banorë, vetëm pak mbi mesataren e përgjithshme zvicerane.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













