Salih Maliqi, 70 vjeçar, pensionist
E-Diaspora
Zvicra vazhdon të mos ua paguajë pensionet kosovarëve
Gazeta zvicerane Tageblatt sjell një artikull që në fokus ka pensionet e punëtorëve kosovarë në Zvicër
Zvicra do të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Zvicra nuk e zbaton marrëveshjen e trashëguar nga e kaluara me Kosovën për sigurimet shoqërore, sepse ajo nuk ka institucione për ta administruar atë. E ata që po e vuajnë më së shumti janë njerëzit e thjeshtë, raporton “tageblatt.ch”, përcjell albinfo.ch.
Salih Maliqi, 70-vjeçar, jeton në fshatin Busavatë në Republikën e Kosovës. Maliqi e njeh shumë mirë Zvicrën. Nga viti 1981 deri në vitin 2006, kur doli në pension, Salihu ka punuar në vinç “Kranführer” në Riniken të kantonit Aargau. Në moshën 60-vjeçare ai del në pension të parakohshëm. Zyrtarisht pensioni i takonte në vitin 2010. Nga fondacioni “FAR” ai ka marrë një pension në vlerë prej 3.900 frangash në muaj. Në këtë rast, Maliqi kërkon t’i paguhen kontributet e tij nga fondi i sigurimit të pleqërisë.
Megjithatë, Salihu së bashku me bashkëshorten e tij ka vendosur të kthehet sërish në fshatin e tij të lindjes në Kosovë në vitin 2006. Deri më 1 prill të vitit 2010 ai e kishte marrë pensionin, ndërkohë papritmas gjithçka u mbyll.
Nga kjo kohë Zvicra nuk e zbaton më marrëveshjen për sigurime sociale që e kishte me ish-Jugosllavinë dhe pensionistët kosovarë që e lëshojnë Zvicrën nuk kanë të drejtë marrje parash.
Salih Maliqi sot është i hidhëruar. Ai ndihet i tradhtuar si nga autoritetet zyrtare të Kosovës, ashtu edhe asaj zvicerane. Të dy vendet kanë një konfrontim rreth kësaj çështjeje, pasojat e të cilave po i bartin qytetarët e thjeshtë, ka thënë ai.
Në fakt, Salih Zeqiri nuk është rasti i vetëm. Osman Osmani nga Shafauzen, i cili është sekretar sindikal për emigracionin te Unia, thotë se raste të tilla ka të shumta. Sipas Osmanit, për më tepër, numri vjen duke u rritur, sepse emigrantë kosovarë në Zvicër dalin në pension vazhdimisht. Të prekur nga mosmarrëveshja janë sidomos pensionistë që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Osmani thekson faktin që kosovarët janë të vetmit, për të cilët nuk vlen marrëveshja e trashëguar me ish-Jugosllavinë. Arsyeja e Zvicrës: Strukturat dhe instancat e shtetit të ri nuk janë të denja për një Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore.
Harald Sohns nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore shprehet: “Strukturat dhe instancat përkatëse në të vërtetë ekzistojnë pjesërisht, por jo në masën e mjaftueshme. Nga anulimi i Marrëveshjes ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës ka pasur kontakte të ndërsjella, por në rrafshin e administratës, ka thënë ai. Negociata zyrtare për të arritur një Marrëveshje nuk ka, ka pranuar zyrtari i Entit.
Ndërkohë, me çështjen e pensioneve kosovare është sensibilizuar edhe politika. Sindikalistja dhe deputetja nacionale e SP-së nga St. Gallen, Barbara Gysi, para pak kohësh ka pasur një interpelancë me ministrin, me ç’rast kërkon shpjegime për gjendjen momentale lidhur me Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën. Ajo është interesuar edhe për ndonjë zgjidhje të ndërsjelltë, deri në arritjen e një marrëveshjeje. Artikulli thotë se deputetja deri më tani nuk ka marrë një përgjigje. Ajo është para së gjithash e keqardhur për të prekurit, të cilët me këtë “kanë humbur bazën e ekzistencës”.
Për Osman Osmanin situata e krijuar ka edhe një kosto për Zvicrën. Duke qenë se pensionistët detyrohen megjithatë të qëndrojnë në Zvicër dhe pensionet e tyre janë të ulëta, ata janë të varur edhe nga të ardhurat shtesë “Ergänzungsleistungen”. Ndërsa në Kosovë pensioni i tyre do t’u dilte mirë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?