Shkurt.ch
Zvicra shtohet me 100 mijë banorë: 24.3% të huaj
Sot, Zyra Federale për Statistika (BFS) ka publikuar shifrat definitive mbi numrin e banorëve të Zvicrës, sipas gjendjes së fundit të vitit 2014.
Gjatë një viti, gjegjësisht nga fundi i vitit 2013 deri në fundin e vitit 2014 Zvicrës i janë shtuar 98.053 banorësh të rinj. Kështu, në fund të vitit 2014 vendi kishte 8.237666 banorë të përhershëm. Me një rritje prej 1.2% brenda një viti, zviceranët hyjnë në mesin e popujve evropianë me rritjen më të shpejtë.
Gjatë periudhës së përmendur, përqindja e të huajve në popullatën e gjithëmbarshme ka shënuar një rritje të lehtë dhe ajo tash është 24.3 për qind.
Sikurse edhe më parë, përqindjen më të madhe të të huajve e përbëjnë italianët (15.3%), gjermanët (14.9), portugezët (13.1%) dhe francezët (5.8).
Përqindja e shqiptarëve si zakonisht nuk figuron në këtë statistikë si e tërë dhe për këtë arsye ata nuk bëjnë pjesë në mesin e katër komuniteteve më të mëdha të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












