Lajme
Zvicra propozon taksë për shoferët e huaj që përdorin tunelin Gotthard pa ndalesa në territor

Deputetët nga partitë kryesore të Zvicrës, që përfaqësojnë kantonet Ticino dhe Uri, kanë paraqitur një mocion parlamentar për të vendosur taksa mbi automjetet e huaja që kalojnë në tranzit nëpër territorin zviceran pa ndaluar për ndonjë qëllim të rëndësishëm, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë synon kryesisht shoferët që përdorin rrugën përmes tunelit 17 kilometërsh të Gotthardit, duke përfshirë turistët gjermanë që udhëtojnë nga Bazeli në Chiasso në rrugën e tyre për në Itali.
Sipas propozimit, taksat do të ndryshojnë në varësi të dendësisë së trafikut, orës së ditës dhe ditës së javës, duke u rritur gjatë periudhave të pikut si para Pashkëve apo në fillim të sezonit të festave.
Deputetët argumentojnë se qëllimi kryesor është të shpërndahet më mirë trafiku dhe të zvogëlohen bllokimet në rrugë, duke menaxhuar në mënyrë më efikase një nga korridoret më të rëndësishëm të transportit në Evropë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri nderon Orkestrën “Amadeus” për suksesin në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri priti Orkestrën...
-
Festivali “Mërgata”, në Fushë Kosovë: Verë, ritëm dhe shije
-
Kthimi në shtëpi
-
Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë
-
Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali
Jeta në Austri
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet kryesisht për shkak të migracionit, pasi normat e lindjeve të...
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës
-
Pas tragjedisë së qershorit, Grazi ka hapur llogari donacionesh