Shkurt.ch
Zvicra nuk i kthen refugjatët në Hungari: U mohohen të drejtat bazë të azilit
Këtë vendim gjykata Federale Administrative e ka marrë duke u nisur nga fakti se Hungaria e ka kufizuar në mënyrë shumë të ashpër qasjen e refugjatëve në procedurë të azilit
Zvicra ndërpret kthimin në Hungari të refugjatëve të cilët para se të vinin në Zvicër, kanë kërkuar azil së pari në Hungari. Një kthim ose dëbim i tillë do të ishte në përputhje me Marrëveshjen e Dublinit por atë e ka pezulluar njëherë për një herë me një vendim të saj Gjykata Administrative Federale e Zvicrës.
Këtë vendim gjykata në fjalë e ka marrë duke u nisur nga fakti se Hungaria e ka kufizuar në mënyrë shumë të ashpër qasjen e refugjatëve në procedurë të azilit, shkruan sda.ch. Për shkak të këtij kufizimi, Zvicra duhet ta studiojë më hollësisht trajtimin e azilkërkuesve në sistemin hungarez dhe të ndërpresë aktualisht kthimin e refugjatëve atje për t`i mbrojtur nga arbitrarizmi, derisa të mos respektohen standardet minimale.
Rasti të cilit i është referuar Gjykata në fjalë ka të bëjë me një azilkërkues, shtetas kongolez, i cili, sipas Marrëveshjes së Dublinit, duhej të kthehej në Hungari, transmeton albinfo.ch. Por meqë sistemi i atjeshëm i azilit nuk po funksionon, ai nuk do të kthehet.
Nga ana tjetër Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) me këtë vendim gjendet para një vështirësie të re. Ai do të shikojë se çfarë gjendjeje zotëron aktualisht në kampet hungareze të azilit dhe të vërtetojë nëse atje fare trajtohen kërkesat e azilkërkuesve të kthyer.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












