Lajme
Zvicra në mesin e top vendeve me konsum të lartë të pastës në botë
Një raport i International Pasta Organisation tregon se Italia mbetet lidere botërore në konsum dhe prodhim të pastës, ndërsa Zvicra renditet e gjashta në nivel global.
Zvicra figuron ndër vendet me konsum të lartë të pastës në botë, sipas një raporti të International Pasta Organisation, transmeton albinfo.ch.
Në bazë të të dhënave, në Zvicër konsumi vjetor i pastës arrin mesatarisht 9 kilogramë për kokë banori, duke e renditur vendin në pozitën e gjashtë në nivel global. Kjo shifër korrespondon me rreth 90 pjata pasta në vit për çdo person.
Raporti tregon se, ndonëse Italia mbetet lidere botërore në konsum të pastës, Zvicra vazhdon të jetë një treg i rëndësishëm evropian për këtë produkt, me kërkesë të qëndrueshme dhe konsum të rregullt në familjet zvicerane.
Zvicra gjithashtu përfshihet në listën e vendeve ku pasta është pjesë e zakonshme e dietës së përditshme, krahas shteteve të tjera me traditë të fortë kulinare në këtë segment./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











