Maqedonia
Zvicra ndihmon Maqedoninë me 5.4 milionë franga
Ministria për vetëqeverisje lokale në Maqedoni dhe Ambasada Zvicerane në Shkup sot kanë prezantuar projektin “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” në shumë prej 5.4 milionë franga zvicerane që do të financohet nga Qeveria Zvicerane.
Sipas ministrit Suhejl Fazliu, paratë janë në dispozicion deri në vitin 2020, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
“Si segment veçanërisht i rëndësishëm i projektit, do të theksojë mbështetjen me mbi 2.5 milionë franga zvicerane për përgatitjen e projekteve në disa fusha të rëndësishme, si: nxitja dhe zhvillimi i turizmit, mjedisit hapësinor, infrastruktura e biznesit dhe përfshirja sociale. Kryesisht fjala është për projekte të infrastrukturës që mund të prodhojnë efekte të rëndësishme si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale të cilat mund të aplikohen në fonde të tjera”, është shprehur Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes lokale.
Zvicra gjithmonë ka qenë mbështetëse e Maqedonisë, duke e përkrahur në shumë projekte.
“Jemi të vetëdijshëm se duhen ndërmarrë shumë masa që të përmirësohet efikasiteti i politikave në zhvillimin rajonal. Është e domosdoshme të ndahen mjete buxhetore sipas nivelit të zhvillimit planor të rajoneve, transparencë më të lartë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në planifikimin dhe realizimin e zhvillimit rajonal”, u shpreh Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











