Kosova
Zvicra ndihmon Kosovën të përmirësojë mjedisin e biznesit
Ministria e Tregtisë e Kosovës ka nënshkruar pjesën e dytë të Projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II”, me Korporatën Ndërkombëtare të Financave në kudër të Bankës Botërore dhe Qeverisë zvicerane, vlera e së cilës këtë herë është 2.3 milionë euro.
Projekti është në përputhje me objektivat e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2017-2020, për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për bizneset dhe për të rritur investimet, përcjell albinfo.ch.
Sipas ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani, progresi i Kosovës ka kaluar në 20 vendet më reformatore në vitin 2017, tregon se ky projekt ka treguar efektin e vet.
Ndërsa, përfaqësuesi i KNF-së, Thomas Lubeck, ka thënë se në etapën tjetër të projektit është dizajnuar krijimi i një strategjie për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Derisa, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Damien Shiels, ka thënë se e rëndësishme është rritja e bizneseve të reja vendore.
Sipas tij, pas masave të mara nga Ministria e Tregtisë në bazë të këtij plani pritet të ketë edhe investime të jashtme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës











