Lajme
Zvicra ndalon plotësisht blerjen dhe importin e gazit rus
Qeveria zvicerane zbaton sanksionet e fundit të BE-së dhe vendos kufizime të reja për sektorin energjetik dhe financiar
Qeveria e Zvicrës njoftoi të mërkurën se blerja dhe importi i gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) do të ndalohet plotësisht duke filluar nga 25 prilli. Ky vendim përputhet me paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara nga blloku në fund të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Sipas qeverisë, në rastin e kontratave të furnizimit afatgjatë të lidhura më parë, do të aplikohet një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit, për të lehtësuar kalimin.
“Masa synon të redukojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e lëndëve djegëse fosile, të cilat financojnë luftën kundër Ukrainës,” thuhet në deklaratën zyrtare të Berna-s.
Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska ka ndjekur rregullisht sanksionet ekonomike të bllokut ndaj Rusisë.
Përveç ndalimit të gazit, qeveria zvicerane ka vendosur masa shtesë në sektorin financiar, që do të hyjnë në fuqi këtë javë, përfshirë:
• Ndalimin e ofrimit të shërbimeve të kriptomonedhave për qytetarët dhe kompanitë ruse.
• Bllokimin e transaksioneve me disa kriptomonedha të mbështetura nga rubla, si stablecoin A7A5.
• Zgjerimin e ndalimit të përdorimit të shërbimeve të mesazheve të specializuara për pagesa financiare.
Ndër masat e tjera është edhe shtrëngimi i kufizimeve për diplomatët rusë të akredituar në BE, të cilët tani duhet të njoftojnë paraprakisht për çdo tranzit ose hyrje në Zvicër.
Ky paketë masash thekson angazhimin e Zvicrës për të mbështetur politikat e BE-së dhe për të kufizuar ndikimin financiar të Rusisë në konfliktin në Ukrainë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












