Lajme

Zvicra mes vendeve me orët më të gjata të punës në Evropë

Të dhënat e reja tregojnë mbi 8 miliardë orë pune në vit dhe një mesatare mbi 42 orë në javë

Punonjësit në Zvicër kanë regjistruar më shumë se 8 miliardë orë pune gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, përcjell albinfo.ch.

Mesatarja e orarit javor për punonjësit me orar të plotë ka arritur në 40 orë e 3 minuta gjatë vitit të kaluar, duke treguar një nivel të lartë angazhimi në tregun e punës.

Sipas të dhënave, duke përjashtuar personat që mungojnë gjatë gjithë javës së punës, mesatarja në Zvicër rritet në 42 orë e 24 minuta në javë — shifra më e lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian.

Këto statistika e rendisin Zvicrën ndër vendet me intensitetin më të lartë të punës në Evropë, duke reflektuar një kulturë pune të konsideruar shumë produktive dhe të disiplinuar në nivel ndërkombëtar./Albinfo.ch