Lajme
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit
Në kantonin e Gjenevës është urdhëruar që të gjitha punët në ambiente të hapura dhe nën rrezet direkte të diellit të ndërpriten çdo ditë nga ora 13:00 deri të dielën
Autoritetet zvicerane kanë vendosur masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët nga vala rekord e të nxehtit që ka përfshirë vendin. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në disa zona tashmë janë thyer rekordet e muajit qershor.
Në kantonin e Gjenevës është urdhëruar që të gjitha punët në ambiente të hapura dhe nën rrezet direkte të diellit të ndërpriten çdo ditë nga ora 13:00 deri të dielën. Përjashtim bëjnë vetëm punonjësit që ofrojnë shërbime thelbësore, si personeli i aeroportit, policët e trafikut dhe rojtarët e plazheve, të cilët duhet të respektojnë cikle të detyrueshme pune dhe pushimi, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e Zvicrës mbetet nën nivelin 4 të alarmit për vapën, niveli më i lartë i paralajmërimit. Në kantonin e Valais është vendosur gjithashtu ndalim i plotë i zjarreve në ambiente të hapura, për shkak të rrezikut ekstrem nga zjarret në natyrë.
Sipas autoriteteve meteorologjike, moti i nxehtë do të vazhdojë të paktën deri në fillim të javës së ardhshme. Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













