Lajme
Zvicra mbështet normalizimin e jetës në Kosovë
Ambasadorja Kristina Marti Lang, tha se Zvicra do të vazhdojë të mbështes proceset që kanë të bëjnë me normalizimin e jetës në Mitrovicë dhe në gjithë Kosovën
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marti Lang ka garantuar lidershipin në Mitrovicë se shteti helvetik mbetet i përkushtuar për të ndihmuar normalizimin e jetës në Kosovë. Këto komente ajo i ka bëri gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në këtë takim, Bahtiri e Lang biseduan për situatën e përgjithshme në Mitrovicë, me theks të veçantë për aktualitetin politik si dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik në këtë komunë.
Siç thuhet në një njoftim të lëshuar nga Komuna e Mitrovicës, kryetari Bahtiri e ka njoftuar ambasadoren zvicerane, për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e Mitrovicës. Në këtë kontekst, ai përmendi në radhë të parë papunësinë e madhe, për çka nevojiten projekte të fuqishme zhvillimore dhe mbështetje edhe nga donatorët.
Bahtiri tha se janë të vendosur që të lehtësojnë procedurat për investitorët, në mënyrë që në një kohë sa më të shpejtë të ndjehet ndryshimi për të mirë.
“Jemi të vendosur që Mitrovicën ta bëjmë një qytet të zhvilluar ekonomikisht dhe për këtë do të punojmë natë e ditë”, tha ai.
Në anën tjetër, ambasadorja Marti Lang, sië thuhet në kumtesë, u shfaq e impresionuar me vendosmërinë e kryetarit Bahtiri në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarë.
Ambasadorja tha se Zvicra do të vazhdoj të mbështes proceset që kanë të bëjnë me normalizimin e jetës në Mitrovicë dhe në gjithë Kosovën.
Në këtë takim u bisedua edhe për problemet që kanë dalë sa i përket parcelës që komuna ia ka dhënë në shfrytëzim Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit. “Të dy palët u dakorduan që të punojnë bashkërisht për tejkalimin e problemeve që kanë dal në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














