Lajme
Zvicra investon 6.5 milionë franga në energjetikën e Shqipërisë
Ambasadori zviceran në Tiranë, Christoph Graf rikonfirmoi mbështetjen helvetike për Shqipërinë me një grand prek 6.5 milionë frangash për sistemin energjetik
Qeveria e Zvicrës ka ndarë një donacion prej 6.5 milionë frangash për t’i investuar në sistemin energjetik të Shqipërisë. Ndarjen e këtij grandi e ka konfirmuar ambasadori helvetik në Tiranë, Christoph Graf pas një vizite që i bëri Hidrocentralit të Fierzës, nën shoqërimin e ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri dhe drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike. Agron Heto.
Ata u njohën nga afër me punët tanimë të përfunduara dhe me ato në vazhdim e sipër të financuara nga Zvicra në një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në vend. Ndihma zviveriane është dedikuar për gazifikimin e sistemit energjetik.
Ministri Gjiknuri falënderoi Zvicrën për ndihmën e saj në sektorin e energjisë dhe njoftoi se së bashku më qeverinë zvicerane, Shqipëria do të ndjekë një program për diversifikimin e burimeve energjetike. Bëhet fjalë për fushën e gazit për të cilën do të ofrohen mbi 6.5 milionë franga zvicerane:
“Falënderoj qeverinë Zviceranë për ndihmën që i kanë dhënë në vazhdimësi sektorit energjetik. Janë investimet e kryera për përmirësimin e sistemit mekanik në të gjithë hidrocentralin. Me qeverinë zviceranë kemi një program intensiv edhe në diversifikimin e burimeve të energjisë, pra tek fusha e gazit ku do ofrohen mbi 6.5 milion franga zvicerane për gazifikimin e Shqipërisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ndërkaq, ambasadori zviceran Christoph Graf, përmendi disa rezultate të punës së bërë në kaskadën e Drinit me fonde dhe ekspertizë zvicerane përfshirë rritjen e eficiencës së turbinave të Fierzës për 4 për qind, përmirësime në shpërndarje, reduktimin e ndërprerjeve, dhe investime në sigurinë e digave.
Graf gjithashtu preku bashkëpunimin në vazhdim ku Zvicra vijon të asistojë në përmirësimin e monitorimit të digave përmes pajisjeve të avancuara dhe në diversifikimin e furnizimit energjetik duke zhvilluar një treg të gazit në kuadrin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).
“E përgëzoj qeverinë e Shqipërisë për përfshirjen e fortë në reformën e energjisë. Kjo reformë ka nisur të japë rezultate të qarta në kuadër të sigurimit të furnizimit të vazhdueshëm për qytetarët. Ne jemi gati për mbështetje të mëtejshme të autoriteteve shqiptare dhe institucioneve përkatëse për të kontribuar në përmirësime të sektorit energjetik”, tha ambasadori Gaf, citon Shekulli.
Ndryshe, Zvicra ka mbështetur Korporatën Energjetike Shqiptare edhe gjatë periudhës së kaluar. Me ndihmën helvetike është garantuar siguria e digave që ka rezultuar në rritje të sigurisë për gati 250,000 banorë që jetojnë në rrjedhën e poshtme të kaskadës së Drinit. Edhe Qeveria shqiptare ka investuar 25 milionë dollarë për sigurinë e digave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













