Lajme
Zvicra heq karantinën për Vjenën, Burgerland, Austrinë e Ulët dhe Kärnten
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi nga dita e enjte, më 6 maj, ka njoftuar BAG

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër ka befasuar sot me një lajm të mirë. Zvicra sot ka hequr nga “lista e zezë” të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe heqjen e karantinës për Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shtete të tjera. Shqipërinë e kishte hequr rreth një muaj më parë, raporton albinfo.at.
Me riaktualizimin e listës, Zvicra, krahas shumë shteteve, ka hequr karantinën edhe për landet austriake, si: Vjenën, Buergerland, Austrinë e Ulët dhe Kärnten.
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi që nga dita e enjte, më 6 maj, ka njoftuar BAG.
Hyrja në Zvicër nga shumë vende dhe rajone do të jetë e mundur përsëri nga e enjtja pa karantinë. Bëhet fjalë për shtetet dhe rajonet si vijojnë: Greqia, Republika Çeke, Ukraina dhe, në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Toskana dhe Friuli / Venezia Giulia.
Në anën tjetër, duke filluar nga 17 maji do të hyjnë në listën e karantinës të Zvicrës shtetet dhe regjionet në vijim: rajoni italian i Bazilikatës, Kosta Rikës, Gjeorgjia, Irani, Kolumbia, Letonia, Maldivet dhe Mongolia.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor