Kosova
Zvicra e sjell me aeroplan special për ta vuajtur dënimin në Kosovë
S.Fetoshi dje është sjellë me aeroplan të Forcave Ajrore të Zvicrës në aeroportin e Prishtinës. Sipas medieve lokale, aeroplanët civilë kishin refuzuar bartjen e tij
Kosovari i dënuar në Zvicër, S.Fetoshi është ekstraduar dje në Kosovë, ku do ta vuajë dënimin prej gjashtë vjet e gjysmë burgim pasi është shpallur fajtor për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Fetoshi dje është sjellë me aeroplan të Forcave Ajrore të Zvicrës në aeroportin e Prishtinës.
Portali Kallxo.com mëson se aeroplanët civilë kishin refuzuar bartjen e Fetoshit. Shpenzimet e transportit i kishte marrë përsipër shteti zviceran.
Sipas aktakuzës, Sef Fetoshi, Blerim Vasolli dhe Xhevxhet Rashiti akuzoheshin se në maj të viti 2012, në hyrje të fshatit Fortesë (Bellacerkë), komuna e Rahovecit, në parkingun e objektit “Salloni Dasmace” së bashku me Astrit Zabraskan, i cili në atë kohë gjendej në arrati, kishin siguruar narkotik të llojit marihuanë në 331 paketime në qese të plastikës në peshë të përgjithshme prej 352 kilogramë me qëllim që të njëjtën ta transportojnë-shpërndajnë dhe ta shesin në Itali e pastaj në Zvicër.
I ekstraduari Sef Fetoshi është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 6 vjet e 6 muaj burgim. Ai kishte qëndruar në Zvicër, nga ku ishte ekstraduar.
Ndryshe Kosova dhe Zvicra kanë marrëveshje për ekstradimin e personave me bagazh kriminal apo që janë të dënuar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












