Shkurt.ch
Zvicra duhet të pranojë më shumë refugjatë
“Amnesty International” i ka kërkuar në një letër presidentes Simonetta Sommaruga, mes tjerash, procedura lehtësuese për marrjen e vizave dhe kuota më të larta të refugjatëve. Në letrën e “Amnesty International” thuhet se këto përpjekje do të ndihmojnë Zvicrën për të mundësuar rrugët e sigurta dhe ligjore.
Zvicra gjithashtu duhet të kontribuojë financiarisht për krijimin e një sistemi evropian të kërkim-shpëtimit në Mesdhe.
Ka gjithashtu nevojë për një solidaritet më të madh me vendet e varfëra në kufijtë e zonës Shengen.
Sistemi Dublin do të mund të mbijetojë vetëm me solidaritet.
Përgjegjësia nuk duhet të jetë “thjesht të dërgohen në vendet kufitare me Europën Jugore dhe në Ballkan”.
Për pjesëmarrësit e samitit emergjent të BE-së, të enjten “Amnesty International” bëri thirrje për të filluar menjëherë instalimit e një sistemi të shpëtimit shumëkombësh në Detin Mesdhe.
Edhe Caritas bëri thirrje të mërkurën që Zvicra të shtojë ndihmën e saj humanitare në luftën siriane, duke ndihmuar të zhvendosurit të paktën 100 milionë franga në vit dhe të ftojë shtetet e tjera të Shengenit për përfshirjen e më shumë refugjatëve.
Presidentja e Zvicrës, Sommaruga, kishte thënë të hënën se Zvicra ishte e përgatitur për të mbështetur një zgjatje të operacioneve të shpëtimit në Mesdhe.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











