Lajme
Zvicra drejt ndalimit të dhunës si ndëshkim ndaj fëmijëve

Më shumë se gjysma e fëmijëve në Zvicër përjetojnë dhunë psikologjike dhe një në katër ndëshkime fizike, sipas një studimi të Universitetit të Freiburgut të publikuar nga gazeta zvicerane SonntagsZeitung. Shifrat tronditëse tregojnë se një në dhjetë fëmijë merr shuplaka në fytyrë, ndërsa një në pesë goditet në fund, duke e vendosur çështjen e dhunës në prindërim në qendër të debatit publik dhe politik, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Në përgjigje të kësaj situate, nesër (e hënë), Këshilli Kombëtar pritet të debatojë një amendament të propozuar nga Këshilli Federal, i cili synon të përfshijë ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve në të drejtën civile. Sipas draftit të ligjit, prindërit do të jenë të detyruar të “rrisin fëmijët e tyre pa përdorimin e dhunës, në veçanti pa ndëshkim fizik dhe forma të tjera të trajtimit degradues”. Përveç ndalimit, ligji parashikon përmirësim të qasjes në shërbime mbështetëse dhe këshillimore për prindërit.
Zvicra do të ishte një ndër vendet e fundit në Evropë që do të sanksiononte me ligj ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve. Megjithatë, ligji nuk përmban masa ndëshkuese, por synon të vendosë një standard të qartë për prindërimin pa dhunë, transmeton albinfo.ch.
Amendamenti gëzon mbështetje të gjerë politike. Në janar, 21 nga 25 anëtarët e Komitetit të Çështjeve Ligjore të Këshillit Kombëtar votuan në favor të tij. Kundër janë shprehur vetëm tre deputetë të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), përfshirë këshilltarin kombëtar Manfred Bühler nga Berna, i cili tha: “Nuk mendoj se një shuplakë në fytyrë duhet të jetë e papranueshme, të paktën nëse është një incident i izoluar.” Ai shtoi se prindërit duhet të kenë njëfarë “lirie veprimi” dhe paralajmëroi se një ndalim i tillë mund të minojë autoritetin prindëror.
Edhe kolegia e tij e partisë, Barbara Steinemann, e cila votoi pro amendamentit, theksoi se boshllëku ligjor që synon të mbulojë ligji është i paqartë, pasi dhuna në prindërim është tashmë e ndaluar me ligjin penal. Sidoqoftë, ajo e mbështeti nismën si një mënyrë për të forcuar rolin e qendrave të këshillimit, veçanërisht për rastet që përfshijnë familje nga kultura me stile të ndryshme edukimi.
Nga ana tjetër, mbështetësit e ligjit e shohin atë si një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes më të mirë të fëmijëve. Regula Bernhard Hug, drejtoreshë e organizatës “Mbrojtja e Fëmijëve Zvicër”, thekson se shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm për atë që konsiderohet dhunë: “Shumica e prindërve përdorin dhunë psikologjike ose fizike kur janë të mbingarkuar”, thotë ajo, duke nënvizuar nevojën për qartësi dhe standarde të qarta për prindërimin pa dhunë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Halle, Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre vetave, arrestohet kosovari Nnjë burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë