Lajme
Zvicra drejt dekriminalizimit të kanabisit, projektligji i ri hap rrugën për qasje të rregulluar
Pas dekadash ndalimesh dhe debatimesh, Zvicra po afrohet me një ndryshim historik në politikën e saj ndaj kanabisit. Komiteti i Shëndetit i Këshillit Kombëtar (SGK-N) ka dhënë dritën jeshile për një projektligj që synon legalizimin e kontrolluar të kanabisit për qëllime jo mjekësore, duke hapur kështu rrugën për një rishikim të thellë të qasjes ndaj kësaj substance, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, konsumimi i kanabisit është i ndaluar për qëllime rekreative, megjithëse posedimi i sasive të vogla nuk ndëshkohet penalisht. Pavarësisht kësaj, kanabisi mbetet droga e paligjshme më e përdorur në vend, një fakt që ka nxitur debate për një riorientim të politikës kombëtare.
Projektligji i ri parashikon një qasje të rregulluar në mënyrë strikte për të rriturit, pa e promovuar konsumin. Produktet do të shiten nga dyqane të licencuara ose në mënyrë të kontrolluar online, por jo për qëllime fitimi. Një taksë e posaçme do të vendoset mbi blerjet, e cila do të përdoret për financimin e sistemit shëndetësor dhe programeve të parandalimit dhe trajtimit të varësisë.
Përdoruesve të rritur gjithashtu do t’u lejohet të kultivojnë deri në tre bimë femra të kanabisit në shtëpi, një hap që synon të zvogëlojë varësinë nga tregu i zi.
Qëllimi i projektligjit është mbrojtja e shëndetit publik dhe e të rinjve. Dyqanet e licencuara do të jenë të detyruara të ofrojnë informacione dhe forma më pak të dëmshme të konsumit, si avulluesit në vend të cigareve. Reklamimi i produkteve të kanabisit do të ndalohet rreptësisht, ndërsa drejtimi i automjeteve nën ndikimin e substancës do të vazhdojë të ndëshkohet me politikën zero tolerancë, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, dënimet për shitjen dhe kultivimin e paligjshëm do të ashpërsohen, me qëllim që të goditet tregu ilegal.
Me miratimin e projektligjit nga SGK-N, procesi i konsultimit publik do të nisë nga fundi i gushtit dhe do të zgjasë tre muaj. Pas shqyrtimit të komenteve, drafti i rishikuar do t’i paraqitet Këshillit Federal, përpara se të kalojë në debatet e radhës në Këshillin Kombëtar dhe Këshillin e Shteteve.
Megjithatë, rruga drejt legalizimit përfundimtar mbetet e gjatë dhe me pengesa politike. Një referendum popullor duket i pashmangshëm, pasi partitë konservatore kanë sinjalizuar se do ta sfidojnë ligjin në kutitë e votimit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














