Maqedonia
Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin e ujërave nëntokësore
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë “Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Siç njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ky Program është krijuar për transformimin afatgjatë të menaxhimit të burimeve ujore, duke ngritur kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, duke ofruar mekanizmat e nevojshëm për bashkëpunim dhe duke përmirësuar legjislacionin dhe kuadrin e planifikimit.
“Resurset ujore, dhe veçanërisht ujërat nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë një burim natyror strategjik, por potenciali i tyre nuk është eksploruar, shfrytëzuar, monitoruar, regjistruar, mbrojtur apo menaxhuar sa duhet. Nevojitet përforcimi i kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse, rregullimi ligjor dhe harmonizimi me të drejtën e BE-së. Gjithashtu, vetëdija e ulët për statusin e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore reflektohet në presionin e ulët publik dhe mobilizimin e dobët të publikut dhe shoqërisë civile për çështjet e menaxhimit të burimeve ujore”.
“Deri në fund të vitit 2027, programi parashikon: që t’I përforcojë kapacitetet e institucioneve kryesore dhe palëve të interesuara për menaxhim të integruar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore, të harmonizojë dhe konsolidojë kuadrin ligjor, të zhvillojë draft Planin e Menaxhimit të Basenit të Lumit Vardar dhe të zbatojë projekte pilot me fermerët, shërbimet publike, sektorin privat dhe komunat”.
“Përfituesi dhe bartësi kryesor i programit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (përfshirë në të tre komponentët), dhe programi (në dy komponentë) përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Drejtorisë Hidrometeorologjike”, thonë nga MMJPH.
Më tej shtojnë se programi mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në një shumë totale prej 4,600,000 franga zvicerane deri në vitin 2027, dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguron pjesëmarrje të brendshme përmes të dy ministrive, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me 300.000 franga zvicerane (në tre vjet) dhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave 200.000 franga (në dy vjet).
“Programi zbatohet nga Konzorciumi Skat Consulting Ltd (Zvicër) dhe PointPro Consulting (Maqedonia e Veriut), dhe është projektuar në 2 faza: faza 1, nga janari 2024 – dhjetor 2027 dhe është planifikuar të vazhdojë me fazën 2, nga 2028-2031. Qeveria e Konfederatës Zvicerane përfaqësohet nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme, e cila vepron përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)”.
“Memorandumi i mirëkuptimit përmban përshkrim të detajuar dhe plan dinamik të aktiviteteve dhe detyrave dhe do të jetë bazë për zbatimin e “Programit për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut””, thonë nga MMJPH.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












