Shkurt.ch
Zvicra do të ndihmojë Bankën e Shqipërisë
Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike do të ndihmojë Bankën e Shqipërisë në përsosjen e analizës, vendimmarrje dhe procesin e politikëbërjes, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, Adrian Maitre.
Kjo marrëveshje, u shpreh Sejko, vjen pas mbylljes së një bashkëpunimi të suksesshëm në periudhën 2013-2018, që solli një përmirësim të dukshëm të punës analitike, kërkuese dhe teknike të Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori theksoi se rezultatet e këtij projekti kanë qenë frytdhënëse në fushën e zbatimit të politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe sistemit të pagesave.
Ndërsa ambasadori i Zvicrës u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Unë do ta konsideroja Bankën e Shqipërisë si një institucion të tillë.” Programi i ri do të realizohet nëpërmjet misioneve të ekspertëve, kurseve online, workshopeve teknike dhe vizitave të punës ne fusha si menaxhimi i burimeve njerëzore apo vijueshmëria e biznesit në kohë krize.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














