E-Diaspora
Zvicra barazon me Poloninë, 2:2
Nga shqiptarët, kësaj here janë angazhuar: Shaqiri, Behrami, Kasami dhe Mehmedi. Xhaka dhe Xhemaili kanë munguar për shkak të lëndimeve
Zvicra e ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2 ndeshjen miqësore kundër Polonisë, të luajtur e Breslau-n polak. Në një ndeshje mjaft atraktive, të ndjekur nga më shumë se 40 mijë spektatorë të zjarrtë polak, dy golat për Zvicrën i kanë shënuar Drmic dhe Frei.
Nga shqiptarët, kësaj here janë angazhuar: Shaqiri, Behrami, Kasami dhe Mehmedi. Xhaka dhe Xhemaili kanë munguar për shkak të lëndimeve.
Drmic e ka shënuar golin vetëm 4 minuta pas fillimit të ndeshjes, pas asistimit të Shaqirit ndërsa Frei golin e dytë, 3 minuta para përfundimit, gjegjësisht në minutën 87.
Për Zvicrën kanë pasur shanse të shënojnë gola rreth minutës 40 tre futbollistë njëri pas tjetrit: Lang, Drmic dhe Kasami.
Rezultati 2:2 ka qenë një pasqyrë reale e nivelit të treguar të të dyja ekipeve në fushë. Trajneri i Zvicrës Petkovic në ndeshjen e kundër Polonisë ka bërë ndërrimin e pozicioneve të shtatë lojtarëve në krahasim me ndeshjen kundër Lituanisë, të luajtur javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












