E-Diaspora
Zvicra, 2:1 kundër Ekuadorit, i pari shënoi Mehmedi
Mehmedi është bërë kështu shqiptari i parë që ka shënuar në një botëror. Golin e dytë pas asistimit të Behramit dhe Rodriguezit e shënoi Seferovic në minutën 92
Fillimi i lojës ishte i nivelizuar por me një epërsi të vogël të ekuadorianëve. Dhe kjo epërsi u materializua shpejt me golin që Ekuadori e shënoi në minutën e 20. Edhe pjesa tjetër, e mbetur e gjysmëlojës së parë, me gjithë përpjekjet e zviceranëve, rrodhi me një epërsi të Ekuadorit. U desh fillimi i pjesë së dytë dhe hyrja e Mehmedit në lojë që Zvicra të marrë iniciativën. Ishte minuta e 48 kur Mehmedi i përmalluar për angazhim në kombëtare e shënoi golin e barazimit.
Mehmedi është bërë kështu shqiptari i parë që ka shënuar gol në një botëror.
Në vazhdim Zvicra, kryesisht përmes treshes shqiptare: Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi ka bërë “invazion” në portën e kundërshtarit por pa mundur të shënojë golin e epërsisë.
Në minutën e 69-të Drmic shënoi por gjyqtari tregoi se ishte në pozitë jashtë loje kështu që ndeshja vazhdoi me rezultatin 1:1.
Në vazhdimin prej 3 minutash, Zvicra siguroi fitoren. Seferovic shënon dhe 2: 1 për Zvicrën.
Nga pesë futbollistët shqiptarë, kësaj radhe jashtë fushës ka mbetur vetëm Blerim Xhemaili. Të katër lojtarët tjerë: Shaqiri, Mehmedi, Behrami dhe Xhaka janë dalluar gjatë gjithë ndeshjes me angazhimin e tyre sidomos në sulm.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











