Portrete të firmave
Zvicerani ia lë shqiptarit trashëgim firmën me traditë
“Malergeschäft Kuster” është firmë zvicerane e specializuar për fasada dhe lyerje tjera dekorative brenda dhe jashtë objekteve. Pak kush e di që firmën për 9 vite është duke e udhëhequr një shqiptar me prejardhje nga Kosova, shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Mark Gjonin, i cili në vitin 1987 i është bashkuar familjes në Amriswil të Kantonit Thurgau të Zvicrës, ku është rritur dhe është shkolluar. Zanatin për “moler” (bojaxhi) e kishte filluar në Amriswill. Nga viti 2004 ai ishte zhvendosur në Kaltbrunn ku ai tashmë e udhëheq firmën zvicerane, në të cilën kishte filluar punën si punëtor.
Prej vitit 2004 deri më 2009 kishte punuar vetëm si moler ndërsa pasi kishte vdekur shefi i tij, e veja e tij kishte vendosur që firmën t’ia bartte në trashëgim shqiptarit nga Gjakova. Në këtë mënyrë, Marku bëhet gjenerata e tretë që trashëgon firmën “Kuster”.

Përgjegjësi e madhe të trashëgosh kompaninë me traditë
“Nuk isha i përgatitur për biznes, gjithçka ndodhi për 2 javë. Firma ekziston për 80 vite kështu që i bie që unë të jem gjenerata e tretë” thotë me krenari, Mark Gjoni.
8 vite të udhëheqjes nuk kanë qenë edhe të lehta për Markun, kur dihet se bëhet fjalë për një rreth provincial, gjegjësisht një komunë me 4 mijë banorë.
“Është dashur të tregoj veten se mundem, duke bërë politikë të biznesit për të ruajtur klientelën zvicerane”, thekson Gjoni duke treguar se bën biznes më shumë me zviceranë.
Në këtë vendbanim, shumica e firmave janë zvicerane, por Marku vazhdon të bëjë punë për klientë të mëdhenj si Banka Linth etj. Të njëjtën bankë, ku është selia kryesore, e kishte fasaduar brenda dhe jashtë edhe në Uznach.
Po ashtu si klientë ai përmend spitalin regjional, shtëpinë e pleqve, komunën Kaltbrunn etj.
Konkurrenca nuk është e vogël. Në këtë vendbanim operojnë edhe 7 firma zvicerane të të njëjtës veprimtari.
“Arrita të tregoj me shumë përkushtim dhe përgjegjësi se edhe ne si shqiptarë këtu në Zvicër jemi të integruar dhe se me kompetencë kryejmë detyrat tona ndoshta më mirë se vendësit” tregon Marku.
Gjoni e pranon: Emri i firmës më ka ndihmuar për “t`i marrë këmbet”
Ai nuk e mohon se emri zviceran i firmës i ka ndihmuar në fillim të ecë në biznes, por më vonë ishte zbuluar shumë shpejt se tashmë në krye të firmës është një shqiptar me origjinë nga Kosova.
Krejt këtë sukses e kishte arritur me besimin e ndërsjellë me banorët vendës.
“Për mua ishte edhe krenari se unë kam përfaqësuar shqiptarët duke treguar se ne dimë dhe ia dalim”, deklaron Marku. Ai thotë se nuk do të ja ndërrojë emrin firmës edhe pse e ka këtë mundësi.
Firma “Kuster” identifikohet me familjen Kuster e cila e kishte trashëguar atë brez pas brezi.
“Ka të tillë që kur më thërrasin në telefon e vërejnë se nuk është më familja Kuster që udhëheq me firmën”.
Janë raste të rralla kur zviceranët lënë firmat e tyre në duart e të huajve. Një rast i tillë është ai nga i cili ka përfituar Gjon Marku.




/publireportazh/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














