Shkurt.ch
Zviceranët, jomiqësorë me të huajt “expat”
Atraktiviteti i Zvicrës vuan sipas një sondazhi, edhe sepse zviceranët janë të vrazhdë dhe jomiqësorë me ekspertët e huaj.
Në renditjen e klasifikuar nga ekspertët e huaj që me një term tjetër quhen “expat”, në mesin e vendeve më të mira të synuara, Zvicra renditet në vendin e 14-të. Në veçanti është vlerësuar cilësia e jetës në Zvicër për nga siguria, transporti dhe kujdesi mjekësor.
Përveç kësaj, punëtorët e huaj që pranojnë një punë në Zvicër për disa vjet, zakonisht sigurojnë edhe një pagë më të mirë se në vendin e tyre.
Tetë nga dhjetë të anketuarit nga kjo kategoria e quajtur «expat» marrin një pagë më të lartë.
Dhe, në krahasim me pagën që ofrohet në vende të tjera, Zvicra figuron lart në renditje.
Megjithatë, paga e lartë është vënë në një perspektivë tjetër me koston e jetesës në Zvicër.
Pra ekspertët e huaj ankohen në këtë vend në mënyrë të veçantë në lidhje me mungesën e banimit të përballueshëm dhe të kujdesit për fëmijët që është i shtrenjtë.
Atraktiviteti i Zvicrës vuan sipas sondazhit, sepse zviceranët janë të vrazhdë dhe jomiqësorë.
Gjashtë nga dhjetë të anketuarit thonë të jetë e vështirë për të gjetur miq zviceranë.
Dhe vetëm 43 për qind prej tyre i përshkruajnë zviceranët si miqësorë. Jomiqësorë si zviceranët janë vlerësuar të jenë francezët, sauditët, ata në Kuvajt dhe çekët.
Vështirësitë e integrimit dhe qëndrimi jomiqësorë i zviceranëve janë shkaktarët që vendi të mos jetë më atraktiv nga ekspertët e huaj, siç shkruan InterNations në një deklaratë për media.
Organizata në të njëjtin sondazh një vit më parë Zvicrën e kishte renditur të katërtën në listë.
Në anketën e më shumë se 14.000 ekspertëve të huaj “expat”, Ekuadori është shfaqur si destinacioni më i mirë në mbarë botën. Pastaj vjen Amerika Jugore, Meksia, Malta, Singapori,
Luksemburgu, Zelanda e Re dhe Tajlanda. Një total prej 64 vendeve të synuara: Kuvajti, Greqia dhe Nigeria janë vlerësuar të jenë destinacionet më të papëlqyeshme për ekspertët e huaj “expat”.
InterNations operon një rrjet global të ekspertëve të huaj dhe pretendon të ketë 1.8 milionë anëtarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










