Uncategorized
Zvicër: “Zhduken” 60 për qind e azilkërkuesve!
Në mes të qershorit dhe gushtit mesatarisht deri në 60 për qind të personave që kanë kërkuar azil në Zvicër ose kanë dashur të kërkojnë, janë zhdukur. Plus 20% këtë e kanë bërë pas paraqitjes së kërkesës.
Një dukuri e re, shqetësuese po regjistrohet muajve të fundit në qendrat e azilit në Zvicër: “zhdukja” e azilkërkuesve. Në mes të qershorit dhe gushtit mesatarisht deri në 60 për qind të personave që kanë kërkuar azil në Zvicër ose kanë dashur të kërkojnë, janë zhdukur, ka thënë Mario Gattiker, shef i Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM). Ai këtë zhvillim e cilëson si një “dukuri të re”.
“Njerëzit në fjalë deklarojnë se duan të paraqesin kërkesë për azil, por udhëtojnë pastaj, e lëshojnë Zvicrën para intervistës së parë”, thotë Gattiker në intervistat që ai ka dhënë sot për një numër gazetash zvicerane.
Nga qershori deri në gusht, janë zhdukur deri në 40 për qind të atyre refugjatëve që janë shprehur se do të kërkonin azil. Zhdukja ka ndodhur para se të bëhet sistemimi i plotë i kërkesës së tyre për azil. Kësaj i shtohen edhe 20 për qind të tjerë të cilët, pas kërkesës së bërë për azil kanë lëshuar Zvicrën në mënyrë të parregullt. Ata, sipas sekretarit Gattiker, kanë vazhduar rrugën në drejtim të veriut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











