Shkurt.ch
Zvicër: Një i vdekur nga orteku në Crans-Montana
Një nga njerëzit e shpëtuar nga orteku në resortin zviceran të skive të Crans-Montana vdiq në spital gjatë natës. Tre persona të tjerë u plagosën nga orteku i madh që goditi të martën. Ekipet e shpëtimit pezulluan një kërkim të koordinuar të mërkurën në mëngjes.
Personi i vdekur ishte një shtetas francez 34-vjeçar, i cili ka punuar në një vendpushim skish në Francë, tha policia.
Ekipet e shpëtimit punuan gjithë natën mbi vendpushimin në kantonin Valais në përpjekjet për të gjetur skiatorët që mund të ishin bllokuar në ortek. Dëshmitarët i kishin thënë policisë se mund të kishte më shumë njerëz nën borë.
Të martën, një ortek i madh përfshiu malin në një lartësi prej 2500 metrash, pikërisht poshtë Glacierit të Plaines-Morte dhe goditi pistën e famshëm të skive Kandahar në orën 2.20 në një vend të njohur si “Passage du Major”.
Kjo video nga radioja zvicerane publike, RTS, tregon shkallën e ortekëve. Policia tha se matet mbi 840 metra i gjatë dhe 100 metra i gjerë dhe përhapet mbi pistë për rreth 400 metra.
Shërbimet e shpëtimit ishin menjëherë në vend dhe kërkimi vazhdon. Tetë helikopterë dhe më shumë se 240 policë dhe punonjës të shpëtimit janë të përfshirë në operacionin e emergjencës, duke përfshirë oficerët e ushtrisë, të cilët ishin aty për të ndihmuar në përgatitjen për dy garat e Kupës Botërore të Alpeve për femra fundjavën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Një raport i gazetës Le Nouvelliste me qendër në Valais citoi presidentin e komunës, Nicolas Feraud, të thoshte se 10 deri në 12 persona besohej të ishin bllokuar në dëborë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë Artisti shqiptar Ramë Dardania, më 30 gusht do të realizojë përballë Selisë së OKB-së në Gjenevë,... -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026 -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














