Lajme
Zvicër: Nga 15 prilli, me patentë të re shoferi
Nga 15 prilli në Zvicër do të ketë patentë të re shoferi. Dizajni i saj plotëson standardet më të larta ndërkombëtare dhe evropiane për sigurinë
Në Zvicër, rreth 6.4 milionë qytetarë kanë patentë shofer. Rreth 600,000 leje drejtimi në formatin e kartës së kreditit (FAK) prodhohen çdo vit, transmeton albinfo.ch. Ata që, duke filluar nga 15 prilli 2023 porosisin patentë shoferin nga zyra e trafikut rrugor në kantonin e vendbanimit, do të marrin patentën e shoferit në formatin e kartës së kreditit të gjeneratës së fundit me postë disa ditë më vonë.
Kështu mund të lexohet të hënën në një komunikatë për media nga Shoqata e Zyrave të Komunikacionit Rrugor (ASA). Të dhënat për FAK-në e re mbeten të pandryshuara, shkruan 20minuten.ch. Nga ana tjetër, dizajni i ri plotëson standardet më të larta ndërkombëtare dhe evropiane për sigurinë e ID.
Karakteristikat më të spikatura të sigurisë së patentës së re të drejtimit janë: Materiali i patentës së re është prej polikarbonati (si karta e identitetit), përcjell albinfo.ch. Të dhënat e personalizuara aplikohen në kartën e identitetit duke përdorur një proces gdhendjeje me lazer.
Nëse i kaloni gishtat mbi kartë, mund të ndjeni se si dallohen disa elementë sigurie që ngrihen nga sipërfaqja e lëmuar.
Në pjesën e përparme të kartës së identitetit shihet një imazh i anuar, i cili, në varësi të këndit të shikimit, tregon ose autoritetin lëshues të dokumentit ose datën e lindjes të mbajtësit të letërnjoftimit.
Në varësi nga këndi i shikimit, pjesa e pasme e patentës së shoferit tregon një gradient të ndryshëm ngjyrash të kryqeve. Një kod QR është vendosur tashmë me lazer në pjesën e pasme të kartës së identitetit, i cili mund të lexohet me një smartphone dhe përmban të dhëna të caktuara personale që mund të shihen edhe në pjesën e përparme.
Patentë shoferi i mëparshëm është ende i vlefshëm pa kufizime, shkruan Asa, transmeton albinfo.ch. Nga 15 prilli 2023, kushdo që dëshiron vullnetarisht një patentë të re drejtimi mund ta ndërrojë patentën e vjetër në zyrën e trafikut rrugor në kantonin e vendbanimit të tij. Nëse keni ende një patentë shoferi prej letre me ngjyë të kaltër, do t’ju duhet ta ndërroni atë së shpejti. Nga viti 2024 kjo nuk do të jetë më e vlefshme.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












