Lajme
Zvicër: Kush shkurton flokë “në të zezë”, rrezikon deri në 3 vjet burg
"Ne hetojmë çdo provë për çdo shkelje që dëgjojmë", thotë Michael Walker, zëdhënës për media në Policinë e qytetit të Cyrihut
“Që nga vendimi për të mbyllur lokalin, unë kam vazhduar të marr myshterinjtë e mi të rregullt, por tashmë vetëm në shtëpi” thotë një floktare nga Cyrihu. Sigurisht, ajo nuk pranon klientë të tjerë, të rinj, shkruan 20minuten.
Por duke vazhduar të ushtrojë profesionin e saj, ajo po vepron në mënyrë të paligjshme: “Ne hetojmë çdo provë për çdo shkelje që dëgjojmë”, thotë Michael Walker, zëdhënës për media në Policinë e qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. “Udhëzimet e BAG duhet të respektohen.”
Ndërsa Dionys Widmer nga policia e qytetit të St. Gallenit sqaron tutje se kushdo që shkel rregulloren federale mund të presë një kallëzim penal. Dhe, rezultati mund të jetë aspak i këndshëm: “Mosrespektimi i rregullave mund të rezultojë deri në tre vjet burg”, thotë ai.
Nga ana tjetër, floktarja e përmendur më lart, nuk ka frikë nga një ndëshkim i mundshëm, por as nga një infeksioni me koronavirus, që mund ta pësojë.
“Unë i pyes klientet e mia nëse janë të shëndetshme dhe gjithmonë punoj me dezinfektues”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch. Ndryshe, klientet janë shumë mirënjohëse që ajo vazhdon të vijë dhe t`ua rregullojë flokët e saj. “Tani po marr bakshishe veçanërisht të larta”, thotë ajo, e kënaqur me zemërgjerësinë e klientëve të saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?