Shkurt.ch
Zvicër: Hidhet në erë një antenë e telefonisë mobile
Policia nuk jep informacione nëse bëhet fjalë për ndonjë antenë 5G të vendosur rishtas
Një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Denens të Kantonit Vaud ka shkatërruar një antenë të telefonisë mobile që shfrytëzohej nga kompanitë Swisscom dhe Salt.
Policia e Kantonit të Vaudit dyshon se fjala është për një akt kriminal, shkruan srf.ch. Nga shpërthimi dhe nga zjarri i shkaktuar, janë dëmtuar telat dhe një pjesë e shtyllës ku ishte e vendosur antena. Ndërsa lokali që i takonte kësaj antene është shkatërruar plotësisht nga pasojat e shpërthimit, bën të ditur policia.
Njësitet zjarrfikëse kanë arritur ta fikin zjarrin ndërsa nuk ka asnjë të lënduar nga ky shpërthim.
Policia nuk jep informacione nëse bëhet fjalë për ndonjë antenë 5G të vendosur rishtas. Instalimi i antenave të këtij lloji, ka ngjallur reagime të ashpra nga ambientalistët dhe një pjesë e shoqërisë civile në Zvicër, shkruan albinfo.ch
Prokuroria kompetente publike ka iniciuar hetimet rreth ngjarjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










